Jemi mësuar tashmë me surprizat e programit ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi teksa shpesh yje të ekranit e muzikës ndërkombëtare bëhen pjesë e ekranit tonë. E premtja e 22 tetorit rezervon një takim ekskluziv me 3 personazhet më të përfolur të medias italiane.
Në studion e ‘Abc e pasdites’ vijnë për here të pare në Shqiperi, dyshja nënë e bijë Wanna Marchi dhe Stefania Nobile.
Wanna dikur mbretëresha e teleshitjeve në Itali dhe Stefania, vajza që se braktisi kurrë, tregojnë rrugëtimin në median italiane, skandalin me teleshitjet, burgun dhe jetën e re mes Italisë dhe Shqipërisë. Në gjykimin e forte të publikut Italian, të dyja ndajnë me Ermalin kalvarin mes famës, burgut dhe lirisë.
Nuk mbaron këtu, por prezenca e Wanna Marchi dhe Stefania Nobile do të shoqerohet me një intervistë ekskluzive edhe me Fabrizio Corona, personazhi aq i diskutuar dhe ndjekur edhe nga publiku shqiptar.
Ndiqni ‘Abc e pasdites’, në takimin premierë, për herë të pare në ekranet shqiptare./abcnews.al