“Mos bëj make-up, e bëjnë vetëm prostitutat”, arrestohet dhunuesi 40-vjeçar

schedule09:25 - 20 Tetor, 2019

schedule 09:25 - 20 Tetor, 2019

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas mediave vendase, shqiptari e kishte detyruar gruan italiane që të mbyllte të gjitha profilet e saj në Facebook dhe Instagram.

Më pas Shqiptari i ndaloi bashkëshortes së tij të bënte edhe make-up, duke i thënë se “atë e bënin vetëm prostitutat”. Në shtëpi ai nuk kishte lënë më pasqyra.

Gruaja dilte vetëm me të ose me lejen e tij dhe duhet të vishte rroba shumë më të mëdha se masa e saj, në mënyrë që të mos i dukeshin format.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, shqiptari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas në kohën kur ajo ishte shtatzënë.

Çmenduria e shqiptarit arriti kulmin kur ajo zbuloi tradhtitë e tij të përsëritura, dhe ai bëri vetëm këtë reagim:

Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, sepse ajo lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet ”.

Tortura e gruas nga Piacenza zgjatën pothuajse 6 vjet. Disa ditë më parë, ajo përfitoi kur bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi, dhe u largua bashkë me tre fëmijët. Gruaja shkoi në polici të kërkonte ndihmë. Autoritetet italiane arrestuan shqiptarin ndërsa gruaja ndodhet në një qendër rehabilitimi bashkë me fëmijët./abcnews.al