Morinë/ I dënuar me burg për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari

schedule09:48 - 3 Prill, 2025

schedule 09:48 - 3 Prill, 2025

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte i shpallur në kërkim për 2 vepra penale.

Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!