Mori propozimin për martesë në bordin e avionit, stjuardesa pushohet nga puna

schedule22:18 - 18 Shtator, 2018

schedule 22:18 - 18 Shtator, 2018

Një stjuardesë e një kompania ajrore kineze është pushuar nga puna pasi pranoi propozimin për martesë nga i fejuari i saj në bordin e avionit. Sipas kompanisë ajrore, në momentin e propozimit stjuardesa kishte lënë pas dore sigurinë e pasagjerëve.

Nga ëndrra në makth brenda pak muajsh. Nuk ka pasur një fund të lumtur historia e stjuardesës së kompanisë ajrore “East China Airlines”, e cila në muajin Maj mori propozimin për martesë nga i fejuari i saj në bordin e avionit.

Surpriza e bukur u prish nga vendimi për pushim nga puna që ajo mori një javë më parë. Arsyetimi ishte se ajo kishte lënë pas dore sigurinë e pasagjerëve në momentin që pranonte propozimin për t’u martuar.

Lajmi është pasqyruar nga media të shumta ndërkombëtare, duke marrë një vëmendje dhe më të madhe në rrjetet sociale. E në fakt njerëzit janë ndarë në dy palë. Ka që e mbrojnë, por janë të shumtë dhe ata që i japin të drejtë kompanisë ajrore për vendimin për ta pushuar nga puna. Kjo sepse çështjet personale nuk duhen sjellë në vendet e punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!