Mori plumbin në këmbë, i riu në Korçë i sapo dalë nga burgu për armëmbajtje pa leje

schedule19:23 - 2 Mars, 2021

schedule 19:23 - 2 Mars, 2021

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në Korçë. Nga një konflikt që nisi verbalisht e më pas u përshkallëzua mori plumbin në këmbë 30-vjeçari Igli Qani.

ABC mëson se Qani ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua brenda pak ditësh nga Gjykata e Korçës. 30-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikun për jetën, ndërsa nuk dihet se pse u lirua nga Gjykata e Korçës brenda pak ditëve.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, një  rrugicë të pandriçuar, pranë maternitetit të vjetër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!