Mori pjesë në takimet e NATO-s dhe OSBE-së, ministri i Jashtëm spanjoll rezulton pozitiv me Covid-19

schedule15:40 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:40 - 1 Dhjetor, 2022

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albarez, është diagnostikuar pozitiv me Covid-19.

“Unë u diagnostikova pozitiv me Covid-19. Jam mirë dhe kam simptoma të lehta”, tha ministri i Jashtëm spanjoll në një postim në Tëitter, pasi u kthye në Spanjë pas një sërë udhëtimesh në kryeqytetet europiane.

Jose Manuel Albarez mori pjesë ditën e djeshme të mërkurën në Lodź të Polonisë në një darkë të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Të martën dhe të mërkurën ai mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

/abcnews.al