Mori fund cirku, harrojeni! Artisti Vilson Gjoca: E bastarduat me ikonat, s’kam 1 dekoratë

schedule19:25 - 25 Tetor, 2021

schedule 19:25 - 25 Tetor, 2021

Kryefjala e ditëve të fundit është heqja e çadrës së Cirkut Kombëtarë në Tiranë, pas vendimit të marrë se trualli i takon një pronari privat dhe jo më shtetit. Artistë të shumtë të cirkut kanë rreaguar mbi ngjarjen, një prej tyre edhe ikona legjendare e arenës së cirkut, Vilson Gjoca. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ish moderatori, aktori dhe tekstshkruesi shprehu se për cirkun kombëtar duket se po vjen fundi.

“Cirkut i janë pre litarët ka tre ditë. Keqmenaxhimi i këtij problem solli befasinë te ne. Shteti ka 13 vjet që s’ja ka varë cirkut fare. Cirku ka qenë gjithmonë si barrë mbi buxhetet shtetërore, por është dashur shumë nga publikut. Ne kot flasim për këtë muhabet se ajo punë ka marrë fund.” – tha me keqardhje artisti i mirënjohur.

Breza të tërë janë rritur me imazhin e kllounit të luajtur nga Gjoca, por edhe kanë qeshur dhe janë argëtuar teksa shihnin performancat që mbanin vulën e këtij autori. Por sot, artisti është lënë në harresë. Kur Ermal Peçi e cilësoi si një ikonë, ai u indinjua duke shprehur:

“Shiko, mos ma përmendi këtë punën e ikonës se u bastardua. Nuk ka asnjë tjetër si unë, po e di ti që unë s’kam asnjë dekoratë? S’i dua fare. Më mjafton kur njerëzit në rrugë më përshëndesin…”

Sot në moshën e tretë, Vilsoni po shijon pensionin por kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga puna. Me një energji të pashtershme, që sipas tij është meritë e dy prindërve që janë trashëguar dhe kujdesit që ka pasur mbi veten, ai sot ende punon si administrator pallati dhe në anë jep shfaqje private për fëmijë. Për të puna nuk është turp dhe thotë se e gjallëron edhe më tepër.

“Ata që e dijnë, me ftojnë në shfaqjet e fëmijëve. Kam kabinën time aty te pallati, një gjë të bukur. Unë i kam ruajtur gjërat e fëmijëve dhe i mbaj aty.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!