Mori bizhuteri me vlerë 10 mijë euro te banesa që pastronte, arrestohet shqiptarja në Greqi

schedule11:08 - 7 Shkurt, 2022

schedule 11:08 - 7 Shkurt, 2022

Një 42 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke pasi ka vjedhur bizhu me vlerë 10 mijë euro.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja po punonte si pastruese në një banesë në Selanik, e cila brenda katër muajsh është përpjekur që të marrë bizhu me vlerë rreth 10 mijë euro.

Dyshohet se vjedhjet janë kryer nga fundi i shtatorit 2021 deri në janar të 2022 ku është kapur nga pronarja e shtëpisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e shqiptares e cila është arrestuar nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurimit të Pylaia – Chortiatis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!