Mori 8 goditje me thikë nga kunati, 30-vjeçari vlonjat në gjendje të rëndë, niset drejt Tiranës

schedule09:52 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:52 - 5 Dhjetor, 2022

Albion Braushi është nisur për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

30-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme së bashku me babain në lagjen “Çole” në Vlorë ndodhet në gjendje të rëndë.

Abc mëson se 30-vjeçari ka marrë 8 goditje me thikë në trup.

Lexo edhe: Plagosja në Vlorë, policia: Dhëndri goditi me thikë vjehrrin dhe kunatin

Autor i dyshuar i ngjarjes është kunati i tij Rildi Kocja, 27 vjeç.

Kocja u arrestua një orë pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  21:30, në lagjen “1 Maji”.

Të plagosur mbetën Xhevdet dhe Albion Braushi, babë e bir të cilët u gjendën të plagosur në trotuar nga kalimtarë të rastit.

I ati është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës./Abcnews.al/ 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!