Morgan Freeman: E padrejtë të barazohet dhuna me shaka të gabuara

schedule17:01 - 27 Maj, 2018

schedule 17:01 - 27 Maj, 2018

Aktori i mirënjohur, Morgan Freeman, është mbrojtur nga akuzat e disa femrave që e akuzojnë për ngacmime seksuale. Ai ka kërkuar falje për ndonjë kompliment të papërshtatshëm, por nuk pranoi të barazohej me nivelin e atyre që kryen dhunë apo ngacmime seksuale.

Është një kmoment i vështirë për Morgan Freeman, i cili përfundoi në ciklonin e ngacmimeve për shkak të akuzave të disa femrave për sjellje “të papërshtatshme” në disa filma midis 2013 dhe 2017. Aktori kërkoi falje por në të njëjtën kohë thotë se ndihet i shkatërruar nga ato që po ndodhin.

“Është e padrejtë të vihet në të njëjtin nivel dhuna e tmerrshme me disa shaka apo komplimente të gabuara”, tha ai.

Freeman pranon se ai ndoshta është treguar i pahijshëm me disa sjellje, dhe kërkoi falje nëse dikush është ndjerë e ofenduar, por nuk pranon të barazohet me nivelin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale.

“80 vite të jetës sime ka gjasa të shkatërrohen sa hap e mbyll sytë . Të gjitha viktimat e ngacmimeve meritojnë të dëgjohen dhe ne duhet t’i dëgjojmë ato, por nuk është e drejtë të barazohen rastet e tmerrshme të dhunës seksuale me komplimente apo shaka të pahijshme”, ka shkruajtur në një deklaratë Freeman.

Ndërkohë, disa kompani me të cilat Freeman kishte kontrata sponsorizimi kanë pezulluar bashkëpunimet dhe emri i aktorit është bashkangjitur menjëherë me ato të të tjerëve që përfunduan në skandal, me akuza të tjera.

“Unë dua të jem i qartë. Nuk provokoja situata në punë, nuk i sulmova femrat, nuk ofrova punë ose avancime karriere në këmbim të seksit. Kushdo që thotë këtë gënjen”, përfundon aktori i njohur./abcnews.al