Thirrjes së artistëve shqiptarë drejtuar Apple për t’i dhënë vendin që i takon Kosovës në hartë, i është bashkuar dhe Morena Taraku. Këngëtarja dhe modelja këtë apel e ka shoqëruar me një video që ka publikuar në Instagram, me disa momente nga lufta e serbëve në Kosovë.
“Vendosni Kosovën në hartë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka ndarë në rrjete sociale. Shumë artistë si Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Capital T dhe shumë të tjerë bënë thirrje që kompania të përcaktojë saktë në “Apple Maps” kufijtë e Kosovës.
Reagimet dhe sulmet nga serbët ishin të shumtë, sidomos nga këngëtares Dua Lipa, e cila krahas thirrjes publikoi në Instagram edhe një foto të flamurit autokton. Shumë komentues por dhe personazhe publikë serbë sulmuan këngëtaren.
Pas Jelena Karleusa, edhe Svetlana Ceca Raznatovic sulmoi këngëtaren shqiptare, duke shpërthyer në ofendime. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, ka thënë këngëtarja serbe. /abcnews.al/