Morën pjesë në protestat në Berlin, autoritetet ashpërsojnë rregullat për maskat

schedule19:03 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:03 - 1 Shtator, 2020

Berlini ka vendosur ashpërsimin e masave të COVID-19 pas protestave të mbajtura nga qytetarët.

Protestuesit, pjesëmarrës në tubimet në Berlin tashmë duhet të mbajnë maska.

Vendimi erdhi nga autoritetet lokale pas demonstratave gjatë fundjavës së kaluar, protesta të cilat u mbajtën kundër kufizimeve të koronavirusit.

Rreth 300 persona u arrestuan. Ndërkohë në Berlin maskat ishin të detyrueshme në ambiente të hapura.

/abcnews.al/