Morën peng 53-vjeçarin dhe e kanosën/ Gjirokastër, arrestohen autorët

schedule11:25 - 13 Tetor, 2024

schedule 11:25 - 13 Tetor, 2024

GJIROKASTËR-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Dy persona, morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e Policisë Gjirokastër, e cila ka identifikuar dhe ka prangosur 2 autorët e dyshuar.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Lavdije Çaushi dhe Edi Tafili.

Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, 53-vjeçarin, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për t’i marrë para.

Pas kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë parash dhe 2 celularë./ abcnews.al