Dy vëllezër janë arrestuar pasi kërcënuan dhe mbajtën peng një 44 vjeçar në Durrës.
Aleksandër dhe Lalush Gecaj, 25 dhe 29 vjeç, pasi morën peng në makinë 44 vjeçarin, e çuan në zonën e Kënetës dhe e kërcënuan për motive të dobëta.
Policia lokalizoi dhe vuri në pranga dy vëllezërit. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al