Morën me forcë një 15-vjeçar, e futën në makinë dhe e goditën me sende të forta, arrestohen dy persona në Durrës

schedule13:22 - 22 Maj, 2024

schedule 13:22 - 22 Maj, 2024

Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe dy të tjerë po procedohen penalisht, pasi t në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, një 15-vjeçar, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit 21 vjeç dhe 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 25 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!