Një 26-vjeçare nga Kolumbia është arrestuar gjatë një operacioni në Durrës. Sipas policisë kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr,1 në Durrës, duke e përshtatur dhe shfrytëzuar për prostitucion,
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni shtetaset 33 vjeçe dhe 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


