Morata: Simeone i përjeton stërvitjet si ndeshje, jashtë fushe fantastik

schedule20:58 - 7 Prill, 2020

schedule 20:58 - 7 Prill, 2020

Diego Simeone është një trajner i veçantë dhe e tillë është edhe lidhja që ka me lojtarët e tij. Timonieri i Atletico Madrid arrin t’i karikojë si rrallëkush lojtarët, por jo vetëm kaq. Ai është gjithmonë gati t’i ndihmojë për çdo problem që kanë.

Alvaro Morata është rikthyer në formë që prej transferimit te “Colchoneros”. 27-vjeçari është ndalur te trajneri argjentinas në një bisedë me lojtarët e skuadrës së moshave të Atletico Madrid, duke zbuluar një cilësi të Simeones.

Trajneri është shumë kërkues në stërvitje, por mund të bisedosh me të për çdo lloj teme, edhe për gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin. Nëse shqetësohesh nga diçka ose ke dyshime, Diego është gjithmonë aty. I përjeton stërvitjet sikur të jenë ndeshje reale, por i ndihmon të gjithë futbollistët. Ai është një person i jashtëzakonshëm”, deklaron sulmuesi spanjoll. /abcneës.al