“Mora para për të votuar PS-në”, shoqërohet në polici denoncuesi

schedule20:26 - 29 Prill, 2021

schedule 20:26 - 29 Prill, 2021

Policia e Lezhës mësohet se ka shoqëruar në komisariat një person i cili ka denoncuar se ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh për votat e 4 pjesëtarëve të tij të familjes.

Qytetari pretendonte se votat ishin blerë për interes të Partisë Socialiste dhe lekët u ishin shpërndarë nga vetë.

Abcnews.al, mëson se Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë shoqërimin në polici të shtetasit G.P i cili ka deklaruar se “ka marrë para në këmbim të votës dhe se këto para i ka marrë nga policia”, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë këto para./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!