“Mora gjakun e babit”, zbulohet dëshmia e 17-vjeçarit pas vrasjes në Lezhë. Krimi në 2009 që solli vrasjen e sotme

schedule12:34 - 24 Janar, 2022

schedule 12:34 - 24 Janar, 2022

17-vjeçari Florjan Përvathi është dorëzuar menjëherë në polici pas vrajes së Lekë Lekgjonajt në Manati të Lezhës. Gazetari Gjergj Figuri bën me dije për abcnews.al se autori është dorëzuar menjëherë në polici pas krimit duke thënë se kishte vrarë gjaksin e tij. Pritet që i riu të merret në pyetje në prani është të një psikologu për shkak të moshës së tij.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Manati të Lezhës ku Lekë Lekgjonaj 65-vjeç u ekzekutua në oborrin e banesës së tij. Policia dyshon se i riu ishte fshehur pranë vendin të ngjarjes dhe ka dalë preja ty pasi pa që kishte mbërritur objektivi duke e qëlluar dy herë.

Dy plumbat e kanë kapur viktimën në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pasi ka kryer krimin, Florjan Përvathi është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në polici për t’u dorëzuar.

Vrasja në 2009

Përvathi ka shkuar në polici bashkë me armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga deklarimet e para, i riu ka thënë se e vrasu 65-vjeçarin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij i kishte vrarë të atin në vitin 2009. Pas atij krimi, autori i vrasjes ishte dënuar me burg dhe e kishte përfunduar dënimin duke zgjedhur që pas lirimit të largohej nga fshati, por kjo nuk e ka shpëtuar nga hakmarrje.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al