Monza nuk di të ndalet, pas Pablo Mari, sot është dita e Petagna

schedule09:19 - 12 Gusht, 2022

schedule 09:19 - 12 Gusht, 2022

Dy nënshkrime brenda 24 orëve, dy transferime në funksion të sezonit të parë historik në Serie A.

Monza në orët e fundit ka tërhequr vëmendjen në merkato, dje erdhi Pablo Mari nga Arsenal, sot Andrea Petagna, një sulmues i fortë që e bën edhe më të ndezur sheshin Brianza.

Sulmuesi do të nisë vizitat mjekësore për Andrea Petagna, i cili së shpejti do të nisë aventurën e tij në Monza. Qendërsulmuesi i ardhur nga Napoli do të firmosë sot kontratën që do ta lidhë me ekipin e Brianza. Marrëveshja mbyllet me formulën e huazimit për 2,5 milionë euro, me detyrim blerjeje për 10 milionë në rast qëndrimi në Serie A./ h.ll/abcnews.al