Monumentet e Kulturës në Berat të rrezikuara, 29 objekte nevojë emergjente për ndërhyrje

schedule16:42 - 30 Shtator, 2020

schedule 16:42 - 30 Shtator, 2020

Një qytet i mbushur me histori, por që fatkeqësisht monumentet e kulturës po  shkojnë drejt rrënimit të plotë.

29 objekte kanë nevojë emergjente për restaurim. Investimet në këtë sektor në Berat ka qenë inekzistet, duke vënë në rrezik dhe kulturën e këtij qyteti, të mbrojtur nga UNESCO.

Sipas Eugen Kallfanit, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, në Berat kjo gjendje ka ardhur për shkak të mungesës së fondeve dhe stafit të reduktuar të specialistëve.

“Këto janë probleme të mbartura ndër dekada dhe ndërhyrjet në këto objekte kërkojnë investime të mëdha. Duhen ndërhyrje në aspektin e kapaciteteve njerëzore, jo vetëm në sasi, por edhe në numër dhe cilësi. Problematikat e mëdha që ka në terren nuk mund të përballohen dot dhe është e nevojshme rritja e numrit të punonjësve”, tha ai.

Kallfani kërkon nga qeveria që të investojë më shumë persona që janë të kualifikuar dhe merren me restaurimin e objekteve kulturore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!