Montenegro nderon Egnatian, kampionët në fuqi sigurojnë finalen e Kupës së Shqipërisë

schedule20:56 - 24 Prill, 2024

schedule 20:56 - 24 Prill, 2024

Padyshim janë në periudhën e tyre “të artë”, të historisë. “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur një tjetër sukes, me djemtë e teknikut, Edlir Tetova, të ciëlt kanë arritur të sigurojnë barazimin 1 me 1, në “Loro Boriçi”, ndaj “Kuqebluve” të Vllaznisë, për t’i eleminuar këta të fundit, nga Kupa e Shqipërisë, me rezultatin e përgjithshëm, 2 me 1, pas fitores 1 me 0, në sfidën e parë gjysmëfinale, në “Egnatia Arena”.

Rejan Alivoda në minutën e 29’-të zgjoi shpresat e vendasve dhe me daljen e Aleksit, në minutën e 92’-të, të sfidës, me kartonin e kuq u mendua se ndaj një Egnatie me 10 lojtarë, “Kuqeblutë” do të arrinin finalen e madhe, mirëpo një gol i “bomberit’ nga Kosta Rika, Jurguens Montengro, në minutën e 103’-të siguroi një tjetër shans të artë, për të shtuar një trofe, në palmaresin e “Rrogozhinasve”.

Kështu, siç thekuam edhe më sipër ekipi i udhëhequr nga tekniku Edlir Tetova, ia doli të siguronte në “Loro Boriçi”, për të dytën herë radhazi, një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, që zhvillohet po në “Air Albania”, më 14 maj, ku përballë në “mitikun” e kryeqytetit do të kenë “Verilindorët” e Kukësit, që eleminuan “Bardheblutë” e Tiranës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!