Tekniku italian, Vincenzo Montella do të debutojë në pankinën e kombëtares turke në transfertën kundër Kroacisë, e programuar për datën 12 tetor, përballje kjo e vlefshme për grupin D të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Ish-tekniku i Milan e Fiorentina është tepër entuziast për nisjen e kësaj “aventure” të re në karrierën e tij, teksa theskon se dëshiron të qëndrojë gjatë në stolin e Kombëtares turke, madje deri në europianin e vitit 2032, i cili do të zhvillohets mes Italisë e Turqisë.
“Euro 2032 do të jetë një Evropian i organizuar nga dy kombe shumë të talentuara, dy vende me histori mijëravjeçare. Do të doja të isha trajneri i Turqisë pas nëntë vitesh, do të doja shumë, pse jo”,- u shpreh Montella. /i.m /abcnews.al