“Monstra në mesin tonë”, media britanike: Qindra emigrantë janë vrasës, terroristë dhe përdhunues

schedule12:12 - 20 Janar, 2023

schedule 12:12 - 20 Janar, 2023

Sipas një hetimi të medias britanike “The Sun”, shumica e emigrantëve që janë hyrë fshehurazi në Britani me varka të vogla janë kriminelë, duke përfshirë vrasës, terroristë dhe përdhunues.

Tregtarët e drogës, gangsterët, mashtruesit dhe përdhunuesit e fëmijëve janë gjithashtu në mesin e dhjetëra mijërave që kanë kaluar Kanalin,  shumë prej tyre jetojnë në shtëpi të financuara nga taksapaguesit dhe paguhen me para në dorë ndërsa punojnë ilegalisht.

Shumica dërrmuese e njerëzve që mbërrijnë me anije nuk kanë precedentë penalë. Por në një rast befasues, një shqiptar që vrau gruan e tij nuk mund të dërgohet në Shqipëri për arsye të të drejtave të njeriut nga frika se familja e viktimës së tij do ta ndjekë dhe do ta vrasë.

Krimineli tani punon në një lavazh makinash pranë një supermarketi Waitrose në Northamptonshire ndërsa po lufton për azil përmes gjykatave me ndihmën ligjore të financuar nga taksapaguesit.

Njësia po monitoron aktualisht rreth 1000 emigrantë me precedentë kriminalë, të cilët kanë mbërritur në Mbretërinë e bashkuar me varka të vogla, raporton abcnews.al.

The Sun ka parë emalin në të cilën Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka autorizuar personalisht monitorimin e vazhdueshëm të individëve me rrezik të lartë me synimin për t’i dëbuar ata jashtë vendit.

Një pedofil nga Iraku ka shënjestruar fëmijët në Surrey dhe një luftëtar i ISIS nga Irani u arrestua kohët e fundit për mbajtjen e një arme pa leje në Londër.

Shumica nuk mund të deportohen sepse ata pretendojnë se do të keqtrajtohen në vendin e tyre të lindjes. Shumë prej tyre gjithashtu pretendojnë se vuajnë nga sëmundje mendore ose fizike që mund të trajtohen vetëm në sistemin shëndetësor në Britani, që do të thotë se kthimi i tyre në shtëpi do të shkelte të drejtat e tyre njerëzore.

Terroristi iranian me lidhje me ISIS-in u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2016, por u kthye fshehurazi këtu me një varkë të vogël në mars 2022.

Ai jeton në një shtëpi në Londrën Perëndimore dhe u arrestua vitin e kaluar pasi mbante sende të rrezikshme. Vrasësi i gruas shqiptare kreu dhjetë vjet burg për vrasje.

Pas lirimit të tij, ai udhëtoi nëpër Europë për në Francë dhe pagoi kontrabandistët që ta çonin në Britani me një gomone. Kur zbriti në plazhin e Doverit, ai menjëherë kërkoi azil. Kjo u refuzua kur autoritetet zbuluan të kaluarën e tij kriminale përmes gjurmëve të gishtave, raporton abcnews.al,

Ai tani po apelon kërkesën e tij për azil, duke pretenduar se ai vrau gruan e tij në vetëmbrojtje dhe se dëbimi i tij do të rrezikonte jetën e tij. Me mbështetjen e ndihmës juridike, ai pretendon se familja e gruas do ta vrasë nëse ai shkel sërish në Shqipëri.

Ai nuk lejohet të punojë, por ndihmon në drejtimin e një lavazhi pranë një dege të Waitrose ku punëson rumunë emigrantë të paligjshëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!