Përdorimi i monopatinave të njohura dhe si skuterë elektrik, po kthehet në trend shqetësues ne kryeqytet, ndonëse shumica e akseve ne tiranë e kanë një korsi të dedikuar ne do të shohim nëse përdoruesit e këtyre mjeteve elektrike i respektojnë apo jo rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën…
Skutera, motorë elektrik dhe biçikleta, kanë korsinë e tyre të dedikuar në shumë prej akseve kryesore në Tiranë, paguar nga taksat e qytetareve dhe për këtë, Tirana është konsideruar si një qytet miqësor për mjetet alternative të transportit. Por në një vëzhgim të kryer në disa zona, shihet qartë që mosrespektimi i semaforëve në kryqëzime, mos vendosja e kaskave mbrojtëse apo fëmijë në skuterë janë sjellje të zakonshme që vënë në rrezik këmbësorët dhe automjetet.
Dhe këtu duhet të ndërhyje policia. Në Tiranë dhe qytete të tjera, atributet e policisë rrugore, i ka edhe ajo bashkiake.
Por duket se vëmendja kryesore e saj më shumë është të gjobat, sesa tek disiplinimi i qarkullimit në korsitë e dedikuara nga vete bashkia, për biçikleta dhe monopatina.
“Në një vëzhgim të kryer në disa akse rrugore në Tiranë, janë parë të mitur, të rritur e fëmijë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke i dhënë mjeteve me semafor të kuq, po në të njëjtën rrugë janë parë efektive të policisë bashkiake të cilët nuk kanë reaguar, por kanë vendosur masa administrative ndaj mjeteve të parkuara gabim…”
Një tjetër fenomen shqetësues është fakti që monopatinat po përdorën masivisht edhe nga të miturit, shpesh herë ata shihen dhe 2 persona në një monopatinë, gjë që është e ndaluar dhe shumë e rrezikshme…
Por kujdesi prindëror si duket, ndalet vetëm tek blerja e patinave, dhe jo tek kontrolli I përdorimit të tyre nga fëmijët me masa sigurie. Pasojat, u panë te mërkurën, kur tre të miturit përfunduan në spital me dëmtime të rënda dhe jo vetëm për faj të shpejtësisë së shoferit.
Si përfundim, nëse duam të kuptojmë përse ndodhi aksidenti i të mërkurës, duhet të shohim përgjegjësitë, përtej makinës që u fut me të verdhë dhe fëmijëve që u futen më të kuqe. Përgjegjësi kanë edhe policitë rrugore por edhe ato bashkiake, të cilat para se të merren me gjobat, duhet të parandalojnë incidente si ai në qendër të Tiranës, ku vetëm fati, shpëtoi femijët nga një fund fatal.
Për ABC News Bleona Sari, Tiranë.