Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Ilirit dhe Donaldit.
Shkak për këtë është bërë Monika, e cila ka deklaruar herë pas here që nuk do të pozicionohet në lojën e asnjë prej djemëve.
“I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’, u shpreh Donaldi.
Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.
“Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’, tha Iliri./abcnews.al