“Monika ka fluturuar degë më degë”, Iliri: Publiku shqiptar është i zgjuar

schedule10:12 - 25 Janar, 2022

schedule 10:12 - 25 Janar, 2022

Mbrëmjen e sotme pritet që të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, një nga banorët që janë në nominim. Pra, bëhet fjalë për Arbërin ose Monikën.

Kjo e fundit, sipas Ilirit duhet të largohet, pasi publiku shqiptar është i zgjuar dhe do të gjykojë drejt në lidhje me qëndrimet që ka mbajtur aktorja brenda shtëpisë.

I pyetur nga Beniada, Iliri u ngacmua dhe tha se Monika është ajo që ka fluturuar degë më degë.

“Nuk mendoj se del Arbri, ja thashë dhe Einxhel, megjithëse ajo ka pikëpamjen e vetë, pasi mendon se Monika ka thyer tabu. Unë mendoj se njeriu do të gjykojë njeriun, as artistin dhe as jetëgjatësinë që ka pasur këtu brenda shtëpisë. Do gjykojë njeriun se çfarë ka shitur dhe ka blerë, ky djalë ka qenë më koherent në qëndrimet e veta.

Sa për tabu, ka njerëz që argëtohen, ka të tjerë që thonë ‘po kjo çfarë po bën’. Ajo që thotë Einxhel mund të ketë shumë femra që duan të jenë si Monika, por ka të tjera që mendojnë prit çfarë po bën. Publiku shqiptar është shumë më i zgjuar se publiku italian, që i pëlqen llafologjia.

Monika është ajo që ka fluturuar degë më degë, se Monika është ajo që thoshte ti Ilir do fitosh Big Brotherin në Dhjetor, dhe tani i thotë Arjolës”, u shpreh banori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!