Mongolia izolon gjithçka, masa të rrepta për të parandaluar koronavirusin

schedule09:34 - 27 Janar, 2020

schedule 09:34 - 27 Janar, 2020

Mongolia ka urdhëruar mbylljen e universiteve për të parandaluar përhapjen e kornavirusit e përhapur në Kinë, që ka shkaktuar deri më tani 81 viktima.

Media shtetërore Montsame duke cituar një takim të kabinetit qeverisës, bën me dije se institucionet arsimore do të qendrojnë të mbyllura nga dita e sotme deri në  2 mars.

Ajo ka mbyllur gjithashtu vendkalimet kufitare për automjetet dhe lëvizjen e këmbësorëve, dhe bëri thirrje që të anulohen të gjitha tubimet publike./abcnews.al