Princesha Charlotte shtatë vjeçe, vajza e trashëgimtarit të fronit britanik dhe e princeshës së Uellsit Kate Middleton, shpërtheu në të qara në harkun e Wellington, menjëherë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.
Princesha Charlotte mbërriti në Westminster Abbey me nënën e saj, vëllain e saj Princin George dhe gruan mbretërore Camilla. Vajza shtatëvjeçare e William dhe Kate ishte e veshur me të zeza, madje kishte veshur një kapele, ashtu si nëna e saj. I vetmi element që “theu” pikturën njëngjyrëshe, ishte një karficë diamanti që kishte formën e një patkoi.
Karfica ishte vendosur në anën e majtë të palltos së saj dhe kishte formën e një patkoi për të nderuar dashurinë e stërgjyshes së saj të ndjerë për kuajt. Në fakt, karfica iu dha Charlotte nga Mbretëresha Elizabeth. /abcnews.al