Momenti kur gruaja në Ukrainë nxirret e gjallë nga gërmadhat pas bombardimeve ruse

schedule15:03 - 6 Prill, 2022

schedule 15:03 - 6 Prill, 2022

Një grua është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e një shtëpie në Rubizhne pas një sulmi ajror nga Rusia. Si pasojë e këtij bombardimi humbi jetën një civil ndërsa forcat e Putinit vijojnë të godasin lindjen e Ukrainës.

Fotot e momentit kur gruaja nxirret e gjallë nga gërmadhat janë publikuar nga shërbimet e emergjencës këtë mëngjes. Pasi u tërhoq në vend të sigurt pasditen e djeshme, gruaja u transportua nga ekipet e shpëtimit në një ambulancë dhe po trajtohet në spital.

Si pasojë e sulmit ajror mbetën të lënduar pesë persona ndërsa shtatë të tjerë u nxorën shëndoshë e mirë nga gërmadhat.

Bombardime të shumta po ndodhin rregullisht në qytetin industrial të Severodonetsk-ut, qyteti më lindor i mbajtur nga forcat ukrainase në vijën e frontit lindor, ndërsa lideri rus e ripërqendron fushatën e tij brutale në Donbas pasi pësoi humbje të mëdha më në perëndim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!