Momenti epik: Ambasadori austriak nuk i lëshon dorën Kurtit

schedule21:18 - 6 Shkurt, 2020

schedule 21:18 - 6 Shkurt, 2020

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin austriak, Christoph Weidinger.

Ndonëse takimi zyrtar shoqërohet me një shtrëngim duarsh, në rastin konkret duket se nuk shkoi siç duhet.

Ambasadori Christoph Weidinger pasi i ka dhënë dorën Kurtit, harroi t’ia lëshonte duke e tundur vazhdimisht. Ky moment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe është kthyer tashmë në viral.

Sakaq, takimi erdhi në kuadër të takimeve prezantuese që është duke zhvilluar Kurti me diplomatët e huaj pas marrjes së detyrës./abcnews.al