Momente tensioni për Milot Rashicën, sulmohet autobusi i Werder Bremen

schedule15:39 - 7 Korrik, 2020

schedule 15:39 - 7 Korrik, 2020

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja e kthimit mes FC Heidenheim dhe Werder Bremen (0-0 takimi i parë), sfidë kjo e vlefshme për një biletë në Bundesliga. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-2, ku janë miqtë e Werderit ato që siguruan qëndrimin mes më të mirëve pas golave të shënuar jashtë fushe.

Përballja nuk kaloi pa incidente. Ishin tifozët vendas ata që pas ndeshjes sulmuan autobusin e Werderit dhe ndërhyrja e policisë ishte e detyrueshme. Objekte të forta u hodhën drejt autobusit, pasi tifozët u ndjenë të provokuar nga festimi i tepruar i Milot Rashicës me shokë.

Ndërkohë, në Bremen pati festime të mëdha, por edhe rebelime nga ana e tifozëve. Sipas raportimit të policisë, ultrasit hodhën shishe dhe fishekzjarrë ndaj shërbimeve të urgjencës si dhe një kalimtar u godit nga një shishe. Fatkeqësisht, burri i goditur duhej të shtrohej në spital, pasi kishte dëmtime të thella në kokë. /abcnews.al