Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka konsideruar historik mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë. Ajo ka thënë shqiptarët së bashku kanë treguar vendosmëri në çdo hap të realizuar.
Sipas Spiropalit, Kosova meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, ashtu si Shqipëria, mirëpo, gjithçka është çështje kohe dhe do të ndodh shumë shpejt.
“Unë jam me origjinë nga bregu i Labërisë së Shqipërisë, kam lindur në Tiranë, por më shtëpi zemre jam nga Prizreni. Secili nga ne vjen nga Durrësi, e nga Shkodra, Peja e Gjakova, por flasim një gjuhë. Jemi më shumë shqiptarë sa ka bota, por nuk na zë kjo sallë. Përmetari ta takojë prishtinaliun, përmetari gjakovarin derisa bota ta mësoj se cilët jemi. Halli është se me realizu bashkimin duhet me prit. Jo rrallë Ballkani e ka të lehtë. Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim por askush nuk mund ta mohojë që në këtë moment historik ku kemi mbërritur. Shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri.
Kemi arritur të dëshmojmë se çfarë energjie dhe force sjell liria. Faleminderit dhe një herë që jemi bashkë. Faleminderit vëlla Glauk. Faleminderit për çfarë do të bëjmë nesër bashkë drejt të ardhmes. Realizimi i Shqipërisë në BE, njohja e Kosovës, rritja e paqes, janë detyrat tona. Duhet të kuptojmë mirë historinë e re që po shkruhet, pasi po rrjedh më shpejt se po shkruhet. Marrëveshja mes dy vendeve në shtator 2022 ka dëshmuar bashkëpunim mes dy vendeve. Suksesi i njërës republikë është dhe i tjetrës, ritmi i njërës është dhe i tjetrës. Shqipëria ka mbërritur shumë pranë dyerve të BE. Në harkun e dy muajve Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim të grupkapitullit të parë dhe të gjashtë.
Ne besojmë që mjedisi ballkanik është dinamik, është detyra jonë të japim përgjigjet tona bashkë. Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar këtë status. Ne nxisim vendet e tjera që Kosova herët apo vonë të jetë një flamur më shumë në OKB. Ne besojmë që është vetëm çështje kohe dhe do të ndodh shumë shpejt.
Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta mbyll këtë si shtet me dinjitet, me mbështetjen e partnerëve tanë strategjik. Është koha që shqiptarët të punojnë për Kosovën dhe ndjekim me shqetësim spiralen e stabilizimit që herë pas here ngre krye. Shqipëria i konsideron si akte dramatike, aktet që kërkojnë ta mbajnë veriun e Kosovës peng. Ne besojmë fort që askund tjetër, më mirë se ndjeshmëria e skajshme në Maqedoninë e Veriut, edhe gjithçka lidhet me gjuhën. Askush nuk ka bindjen si shqiptarët ta zgjidhin këtë çështje me frymën e ligjit.
Motra dhe vëllezër, republika e Kosovës është realiteti i ri historik, edhe do të punojmë së bashku për tu bërë qytetarë europianë”, tha ndër të tjera Spiropali./abcnews.al