Molotov gazetarëve para bashkisë/ Gjykata liron të arrestuarin, “arrest në shtëpi” për Sokol Bushkolaj

schedule11:12 - 1 Qershor, 2024

schedule 11:12 - 1 Qershor, 2024

Lirohet nga qelia 43-vjeçari Sokol Bushkolaj i arrestuar për hedhje të molotovit gjatë protestës së fundit përpara bashkisë së Tiranës të opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në shtëpi, ndërsa Bushkolaj u arrestua nga policia për disa vepra penale mes tyre edhe vrasjen me dashje mbetur në tentativë pasi molotovi i hedhur nga ai rrëzikoi jetën e punonjësve të policisë dhe punonjësve të mediave.

Bushkolaj ishte ndaluar edhe 3 javë më parë nga policia për akte të dhunshme në protestën e datës 7 maj po përpara bashkisë Tiranë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për goditje për shkak të detyrës, shkatërrim i pronës me zjarr dhe shkelje e rregullave me lëndë plasëse.

Bushkolaj është arrestuar edhe më herët nga policia në lidhje me një tjetër protestë të zhvilluar përpara bashkisë por është liruar nga gjykata.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!