Ish Presidenti Alfred Moisiu ka votuar rreth orës 10:50. Në një deklaratë për mediat, ish Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në këto zgjedhje. Në këndvështrimine tij kjo është një fatkeqësi që nuk duhet të ndodhte.
“Opozita tradicionale mungon, edhe kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë, por ishte e drejta e vendimit të drejtuesve të partive opozitare, të dy partive kryesore që janë në opozitë. Unë e thashë edhe mbrëmë në një televizion, që për mua kjo ka qenë një fatkeqësi. Nuk duhet të ndodhte. As duhet të linin mandatet, por janë shenja të demokratizimit. S’mund të ecet përpara pa zgjedhur qoftë pushtetin lokal, qoftë dhe pushtetin qendror. Ne çdo dy vjet kemi zgjedhje. Edhe isha dakord që këto zgjedhje të zhvillohen në kohën e përcaktuar nga dekreti i Presidenti të Republikës, 30 qershori, sepse mos zbatimi i kësaj date do krijonte një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen. Atëherë ne do kishim destabilizim në sistemin zgjedhor, destabilizim të zgjedhjeve, çdo zgjedhje do kishte probleme nga forcat politike pjesëmarrëse”.
Nuk komenton zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, por sjell në vëmendje një situatë të ngjashme kur ai ishte President.
“Unë nuk kisha të drejtë të zhvlerësoja dekretin në 2007 pa ma dhanë të drejtë Kuvendi për ndryshimin e kodit. Çdo njeri vepron si e gjykon të arsyeshme. Uroj që Shqipëria të ketë të ardhme të begatë e paqësore, të rrojë Shqipëria”. abcnews.al