Mohimi i origjinës shqiptare? Këngëtari i njohur tregon ç’ndodh në industrinë greke!

schedule19:38 - 7 Shtator, 2020

schedule 19:38 - 7 Shtator, 2020

Moderatori i njohur Ermal Peçi nisi sot sezonin e tij të ri në ekranin e ABC News. Programi ‘ABC e pasdites’ startoi me artistët Soni Malaj dhe këngëtarin shqiptar tejet të suksesshëm në Greqi Claydee.

Ermali nuk ka lënë ngacmimet e tij të sinqerta në intervistën më Claydee teksa e ngacmoi për faktin e mohimit të origjinës se koleges së tij Eleni Foureira por edhe për mundësine e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurosong.

“Ndodhin probleme. I kuptoj njerëzit që vendosin të tregojnë ose jo nga janë. Çdo gjë varet nga skuadra. E kuptoj Elenin, është skuadra që vendos për skuadrën. Unë kam skuadrën time, s’kam njëri që më thotë çfarë të bëj”.

Ermali e pyet si do ti përgjigjej ftesës për të qenë në Eurovision. Nëse do të zgjidhte të garonte për Shqipërinë apo Greqinë. Përtej nacionalitetit duket se ai vlerëson diçka më shumë në vendimin e tij. Ndiqni intervistën për më shumë./abcnews.al