Mohamed Salah lëvizja e madhe, menaxheri i sulmuesit i vë vulën nga “Twitter”-i

schedule09:39 - 5 Mars, 2021

schedule 09:39 - 5 Mars, 2021

Liverpool u mposht mbrëmë nga Chelsea dhe arkivoi humbjen e pestë radhazi në shtëpi, një rekord negativ për “The Reds” që po bëjnë një sezon të dobët pas rikthimit te titulli kampion sezonin e shkuar.

Veç rezultateve jo të mira ka edhe një çështje që lidhet me Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian u zëvendësua nga trajneri Jurgen Klopp që në minutën e 62-të kundër Chelsea dhe lojtari nuk e priti mirë atë lëvizje.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me menaxherin e tij, Ramy Abbas Issa, i cili ka reaguar përmes një postimi në “Twiterr”. Ai ka shkruan vetëm “Pikë”, çka tregon që mes klientit të tij dhe Liverpool tashmë është mbyllur gjithçka. /abcnews.al