Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë/ Presidenti i Emirateve takim me Ramën, do firmoset marrëveshje bashkëpunimi

schedule09:25 - 23 Shkurt, 2025

schedule 09:25 - 23 Shkurt, 2025

Ditën e dielë më 23 shkurt, Kryeministri Rama do të mikpresë në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Kryeministri Rama do të presë në një ceremoni mirëseardhjeje Presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili do të mbërrijë në Rinas në mesditë.

Më pas, Kryeministri dhe Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në zyrën e Kryeministrit Rama, në Kryeministri dhe në vijim do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!