Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ndodhet në Beograd, ku po zhvillon një takim me Presidentin Aleksandar Vuçiç. Në fokus të takimit është vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Zhvillimi i tij vjen një ditë pasi shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, u arrestua nga Forcat Speciale kosovare, pasi kishte hyrë pa lejen e Prishtinës zyrtare në Mitrovicën e Veriut. Mediat serbe raportojnë se më herët gjatë së martës, zëdhënësja e KE, Maja Koçijançiç dënoi zhvillimet e një dite më parë në Kosovë, duke theksuar se ato dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Por ajo u bëri thirrje palëve që të respektojnë angazhimet e marra përsipër në kuadër të dialogut, i cili, siç tha ajo, është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Zëdhënësja shtoi se, pas telefonatave të zonjës Mogherini me presidentët Vuçiç dhe Thaçi, Brukseli është në kontakt edhe me zyrtarë të niveleve të tjera në Serbi e Kosovë./abcnews.al
Mogherini në Beograd, takim me Vuçiç
schedule20:00 - 27 Mars, 2018
schedule 20:00 - 27 Mars, 2018