Mogherini: Ballkani mund të bëhet pjesë e BE në mënyrë kolektive

schedule11:39 - 6 Mars, 2018

schedule 11:39 - 6 Mars, 2018

Shefja për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogerini u shpreh se Ballkani perëndimor mund të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë kolektive meqë dhe gjeografikisht është pjesë e tij.

Ballkani Perëndimor është një rajon i cili është pjesë e Europës, gjeografikisht dhe mund të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë kolektive. Është jo deklarata e shefes për politika të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini. Në një status në blogun e saj personal ajo u shpreh se kishte punuar një javë në Bruksel rreth krizës në Lindjen e Mesme dhe sidomos situatës në Siri dhe Ballkanin Perëndimor. Më tej Mogherini shton se është koha për të mbyllur plagët e të kaluarës dhe të ndërmerren hapa para për të garantuar qëndrueshmërinë në rajon dhe në të gjithë Europën.

Sipas saj ajo ka biseduar me të gjashtë partnerët në Ballkan në Sofie. Dhe është rënë dakord se në muajt e ardhshëm do të jetë një dritare e vetme mundësish për t’i dhënë fund përçarjeve të Europës dhe për të bashkuar kontinentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!