Modric: Brazili është favorit, por ne jemi të aftë për çdo gjë

schedule14:42 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:42 - 8 Dhjetor, 2022

Ditën e nesërme, Kroacia do të përballet me Brazilin, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës, ku një biletë do të jetë për në gjysmëfinale.

Në prag të kësaj sfide tepër interesante, Luka Modric ka folur në konferencën për shtyp.

“Ne bëmë një gjë të mirë duke shkuar në çerekfinale, por pavarësisht, ne ende duam më shumë. Ndeshja më e rëndësishme e turneut na pret kundër favoritëve të Kupës së Botës. Brazili është gjithmonë favorit, por ne duhet të japim maksimumin tonë si në çdo ndeshje der tani dhe të luajmë më të mirën nga vetja jonë. Ne i kemi forcat tona, besojmë te vetja dhe te njëri tjetri, e kemi ende një shans.

Kam luajtur disa herë ndaj Brazilit, por nuk kemi arritur t’i mposhtim ende. Shpresoj se kjo gjë do të ndryshojë. Brazili ka lojtarë fenomenalë në çdo pozicion të fushës. Duhet të jemi agresivë, të vrapojmë dhe të mos i lëmë të luajnë.

Brazili dhe Argjentina janë skuadrat më të mirë në botë me shumë lojtarë të mëdhenj. Më pëlqen t’i shikoj, është kënaqësi të luaj kundër skuadrave të tilla”, është shprehur Modric./h.ll/abcnews.al