Modernizimi i sistemeve të pagesave me vlerë të vogël/ Sejko: I vonuar

schedule14:39 - 21 Qershor, 2018

schedule 14:39 - 21 Qershor, 2018

Promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë. Është kjo një nga pikat që renditi guvernatoi i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën që u organizua me qëllim modernizimin e pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të të kryejnë transaksionet e tyre të përditshme në mënyrë të lehtë dhe me kosto efektive.

Për këtë qëllimi u zhvillua konferenca “Modernizimi i sistemeve të pagesave me vlerë të vogël” ku guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko theksoi se ky është një zhvillim i vonuar për vendin tonë.

“Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po dixhitalizohen dhe automatizohen, modernizimi i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishëm.

Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore, evidentohet qartazi se promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë”.

Në këtë drejtim po punon edhe kabineti qeveritar  tha zëvendëskryeministrja Senida Mesi e cila bëri të ditur se krahas transformit të shërbimeve publike e administrative qeveria është duke përgatitur një kod etike dhe sjelljeje për gjithë stafin e administratës publike si një udhëzues për t’u shërbyer më mirë qytetarëve me parimin e kujdesit ndaj klientit – qytetarit. /abcnews.al