Moderna, 90% efektive për të paktën gjashtë muaj

schedule08:37 - 14 Prill, 2021

schedule 08:37 - 14 Prill, 2021

Vaksina Moderna  është më shumë se 90% efektive për të paktën gjashtë muaj, tha kompania në një deklaratë të martën.

Moderna citoi rezultatet paraprake nga prova  e fazës së tretë që tregon se vaksina ka rezultuar më shumë se 90% efektive kundër të gjitha rasteve të virusit dhe më shumë se 95% efektive kundër sëmundjeve të rënda.

Hulumtimi i botuar së fundmi në New England Journal of Medicine tregoi nivele të larta  të antitrupave te personat e vaksinuar me  Moderna  për 6 muaj.

Gjithashtu Pfizer ka njoftuar se vaksina e saj siguron mbrojtje për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!