Moderatorja ikonike, Alessia Marcuzzi është larguar nga Mediaset pas 25 vitesh. Lajmin e ka dhënë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka theksuar se ka zgjedhur ta ndajë vetë këtë vendim, përpara se ta nxjerrin portalet në mënyrë të shtrëmbëruar.
“Dua ta merrni vesh nga mua, para se ta lexoni në ndonjë portal në mënyrë të shtrembëruar. Pas 25 vitesh vendosa të gjej një moment për veten, pasi nuk e shoh më veten në programet që m`u propozuan. Ndaj fola me producentët dhe drejtuesit dhe dhashë dorëheqjen duke i falënderuar për besimin që më dhanë gjaë këtyre viteve.
Karriera ime televizive filloi pikërisht atje (Colpo di fulmine, Fuego, Festivalbar, Mai dire Gol, Le Iene, Grande Fratelo, Isola dei Famosi, Temptation Island) dhe për këtë arsye unë gjithmonë do t’i falënderoj për rritjen profesionale. Sidoqoftë, unë besoj se kjo pandemi përveç gjithë të keqes që ka sjellë, na ka dhënë shumë prej nesh mundësinë për të parë brenda vetes, për të kuptuar me të vërtetë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Këtë gjë po përpiqen të bëj dhe unë dhe shpresoj që në fund të mos zhgënjehem nga ajo që jam”, ka shkruar Marcuzzi./abcnews.al
View this post on Instagram