Natalia Barulich dhe Neymar kanë pozuar për revistën e njohur GQ dhe mes të dyve ka një raport shumë të mirë. Bukuroshja, e cila çmend fansat në rrjetet sociale me fotot e postuara, është shfaqur sërish shumë sensuale.
Së fundmi ajo ka postuar një video të shkurtër ku të pasmet e saj thuajse shfaqen të tëra. Komentet janë të shumta, ndërkohë që edhe Neymar është tunduar të lërë një opinion.
“Po merr flakë”, shkruan braziliani i PSG, i cili njihet për flirtet me modelet. Natalia ia kthen, duke e komplimentuar me fjalët “bukuroshi im”. / abcnews.al