Ksenofon Dilo është piktor, skenograf, grafist, estet dhe pedagog, njëri prej themeluesve të shkollës shqiptare dhe mësuesi i shumë brezave të piktorëve. Ai është një emër i njohur për pikturën shqiptare. Madje, ka qenë një ndër shqiptarët e parë që ka kryer shkollën e lartë në Çeki. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai zbuloi se gjatë viteve të studimit ka realizuar edhe piktura nudo, ku modelja e tij e preferuar ishte Zhaneta.
Dilo ka theksuar se lëvizjet e shpeshta në shkolla të ndryshme jashtë vendit kanë ndikuar edhe te stili i tij, por që nuk e ka pasur dëshirë që të ketë qasje me ndonjë emër të përveçëm.
“Modelja më e preferuar e imja ka qene Zhaneta. Më pëlqente se kishte linja shumë të bukura. Ishte fine shumë. Edhe në Paris pash nudo shumë të mira, madje kemi qene me Dani Shukniun, shokun tim të ngushtë, na çuan për të parë një shkollë të tipit që po e bënim neve, që të shikonim tekstilin, qeramikën, modën.
Diçka ka ndikuar padyshim, por unë nuk e kam pasur si dëshirë që t’i qasem një tjetri ose një tjetri, kam parë shumë. Në Zvicër më mori njëri që donte mësime dhe më tha që i pëlqente shumë piktura ime”, u shpreh piktori i njohur./abcnews.al