“Moda” e re e “plaçkitjes” së dyqaneve të shtrenjta: Godit dhe vrapo

schedule10:02 - 24 Nëntor, 2021

schedule 10:02 - 24 Nëntor, 2021

Një valë e çuditshme bastisjesh në dyqanet e veshjeve dhe aksesorëve luksozë nga grupe personash të maskuar me kapuç po ndodh ditët e fundit në SHBA.

Objektiv janë pikat e shitjes së firmave të famshme, si Louis Vuitton, Burberry, Bloomingdales, Hermes, Fendi etj. Grabitjet vlerësohen në shumicën e rasteve në qindra mijëra dollarë në Kaliforni, por edhe në Çikago.

Bastisjet kryhen në mënyrë të rrufeshme, në orët normale të funksionimit të dyqaneve, me taktikën “godit & vrapo”. Disa prej autorëve janë arrestuar.

Nga vlerësimet e para të policisë, sulmet në dyqane konsiderohen të organizuara paraprakisht. Policia mendon se shpërthimi i valës së bastisjeve është qartazi një rast i grabitjes së organizuar.

 

Policia amerikane po përpiqet të zbulojë se si organizohen sulmet, nëse janë të planifikuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë. Në të njëjtën kohë, në SHBA dhe për shkak të valës së grabitjeve, ka pasur një polemikë të fortë.

Për shkak se vala aktuale e bastisjeve duket se nuk ka ndonjë dimension politik, autoritetet amerikane flasin për “plaçkitje” për momentin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!