Mocion votëbesimi për Theresa May

schedule15:06 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 15:06 - 12 Dhjetor, 2018

Konservatorët britanikë mbledhin firmat e duhura për mocionin e votëbesimit për kryeministren Theresa May. Votimi në parlament do të bëhet pasditen e së mërkurës, dhe në rast se May humbet, do të zgjidhet pasardhësi i saj i cili më pas do të bëhet automatikisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të përballet pasditen e të mërkurës me një votë mosbesimi, e kërkuar nga kolegët në radhët e partisë së saj, të cilët janë të pakënaqur për menaxhimin e Brexit dhe marrëveshjen me Bashkimin Europian. Do të votojnë të 315 konservatorët që janë në parlamentin britanik. Nëse May do të humbasë do të qëndrojë kryeministre deri në zgjedhjen e një lideri të ri, i cili do të bëhet automatikisht kryeministër pa pasur nevojë për zgjedhje të reja politike.

Lajmi është konfirmuar nga Graham Bredi, lider i të ashtuquajturit komision 1922 i Partisë Konservatore, i cili tha se është mbledhur numri i duhur i firmave. Nëse May do të arrinte 158 votat që i duhen, lidershipi i saj nuk do të vohet në diskutim për të paktën dhe një vit.

Kryeministrja britanike premtoi se do të luftojë me të gjitha forcat e saj kundër mocionit të votëbesimit të kërkuar nga partia e saj pas vendimit për të shtyrë votimin në parlament për marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Bashkimit Europian për Brexit./abcnews.al