Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur nëse do ta mbështesë me mocionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët pas takimit që ai dhe përfaqësues të tjerë të opozitës patën sot në Prishtinë me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Esobar, Abdixhiku u shpreh se është i shqetësuar për gjendjen në veri të vendit.
Abdixhiku deklaroi se nuk është i interesuar për deklarime e beteja politike.
“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë”, theksoi ai.