Përplasen dy helikopterë në Finlandë, pesë të vdekur

schedule22:49 - 17 Maj, 2025

schedule 22:49 - 17 Maj, 2025

Një aksident ajrorë ka tronditur Finlandën, ku dy helikopterë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë pasdites së sotme, sipas raportimeve të policisë finlandeze. Autoritetet kanë konfirmuar se asnjë nga helikopterët e përfshirë nuk i përkiste forcave ndërkombëtare ushtarake apo Forcave Ajrore Finlandeze.

Sipas informacioneve të pestë personat në bord, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik, kanë humbur jetën. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Informacione shtesë për viktimat apo pronarët e helikopterëve nuk janë dhënë, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e fluturimeve. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e mundshme, si defektet teknike, gabimet njerëzore apo faktorë të tjerë.

Kjo tragjedi vjen në një kohë kur incidentet ajrore kanë qenë në qendër të vëmendjes globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!